Wayne Rooney rrezikon t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi të pësuar në dorën e majtë gjatë xhirimeve për realizimin e një materiali për podcastin e tij të realizuar në fushat e Everton përpara finales së FA Cup.Ish legjenda e Manchester United  dhe kombëtares angleze e pësoi dëmtimin e tij teksa ishte duke luajtur rolin e portierit në tentativën për të ndalur gjuajtjen e një penalltie nga Jordan Pickford, ish shoku i tij i skuadrës nga Liverpool në 2017.

Ish sulmuesi, tashmë 38 vjeçar që u pa me një mbrojtëse në puls, konfirmoi se gjendja është serioze duke shpjeguar se pasi bëri një pritje të bukur ndaj Pickford dëmtoi shum dorën duke bërë të ditue se do të kryejë një vizitë tjetër te specialisti ditën e hënë për të vendosur nëse do të jetë e nevojshme për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale apo jo.