Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës në Kosovë.

Si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur.

“Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e kanё konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa katёr (4) tё tjerё janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor dhe tё njëjtit sipas mjekёve janё jashtë rrezikut pёr jetёn”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.