Autoritetet turke kanë kryer një tjetër operacion antidrogë me në shënjestër personazhe të famshëm. Si pjesë e hetimit, janë lëshuar 25 urdhër arreste, ndërsa 14 u arrestuan dhe dërguan në paraburgim. 

Sipas mediave vendase, në listën e të dyshuarve përfshihen aktorja e njohur Serenay Sarıkaya, këngëtarët Mabel Matiz, Berkay Şahin. Po ashtu i përfshirë rezulton edhe një tjetër emër i njohur për publikun shqiptar, aktori Onur Tuna.

Hetimet lidhen me një aksion të gjerë kundër rrjeteve të dyshuara të trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë edhe përdorim dhe lehtësim të konsumit në ambiente të ndryshme.

Personat për të cilët u lëshuan urdhër arrestet: Serenay Sarıkaya, Tan Taşcı, Blok3, Mabel Matiz, Berkay Şahin, Feyza Civelek, Niran Ünsal, Volkan Bahçekapalı, Onur Tuna, Osman Haktan Canevi, Aslıhan Turanlı, Eren Kesimer, Kübra İmren Siyahdemir, Mehmet Rahşan, Cansu Tekin, Özgür Deniz Cellat, Yasemin İkbal, Tarık Tunca Bakır, Hanzede Gürkanlar, Aycan Yağcı, Tuğçe Postoğlu, Eda Dora, Semiha Bezek, Yağmur Ünal, Mirgün Cabas.

Serenay Sarıkaya nuk mund të ndalohej për shkak se ndodhej jashtë vendit. Ajo reagoi publikisht, duke deklaruar se sapo të kthehet në vend do të përballet me drejtësinë dhe do të kryejë të gjitha procedurat ligjore. Aktorja ka theksuar gjithashtu se lajmin e ka marrë gjatë një udhëtimi të planifikuar më herët dhe se është e qetë, duke mohuar çdo problem të drejtpërdrejtë.

“Përshëndetje… E mora lajmin gjatë një udhëtimi jashtë vendit të planifikuar prej kohësh… Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të përfundoj të gjitha procedurat e nevojshme, njësoj si të gjithë të tjerët… Jam mirë, nuk ka problem. U dërgoj dashuri të gjithë atyre që janë të shqetësuar.“, shkroi ajo.