Një anëtar i ekuipazhit të anijes turistike “MV Hondius”, e cila zbarkoi në Tenerife të Spanjës dhe u ankorua në Holandë, është konfirmuar si një rast i ri i infektuar me Hantavirus.
Lajmin e njoftoi sot (22 maj) vetë drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Holanda ka konfirmuar sot një rast të ri tek një anëtar i ekuipazhit që zbarkoi në Tenerife, u riatdhesua në Holandë dhe që atëherë ka qenë në karantinë”, tha Ghebreyesus.
Tani ka gjithsej 12 raste të dyshuara dhe të konfirmuara, përfshirë tre vdekje.
Shefi i OBSH-së i bëri thirrje vendeve të vazhdojnë monitorimin e pasagjerëve në anijen turistike pasi u identifikua ky rast i ri.
“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje vendeve të prekura të monitorojnë të gjithë pasagjerët dhe të vazhdojnë me kujdes për pjesën e mbetur të periudhës së karantinës”.





