Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më tërheqëse turistike në Europë, jo vetëm për historinë dhe natyrën, por edhe për çmimet e ulëta që tërheqin vizitorë nga vende të ndryshme të botës.
Një artikull i publikuar nga media britanike “Daily Mail”, Tirana renditet një nga qytetet më të lira në Europë për pushime urbane gjatë vitit 2026.
Kryeqyteti shqiptar vlerësohet për kombinimin mes historisë, kulturës, jetës sociale dhe kostove të përballueshme.
“Por surprizat shqiptare nuk ndalen vetëm në Tiranë”, shkruhet në artikull.
Në qytetin bregdetar të Durrësit, vetëm 35 kilometra larg kryeqytetit, vizitorët mahniten nga një prej zbulimeve më të rëndësishme arkeologjike te shekullit të kaluar, Amfiteatri Romak i Durrësit.
Sot, hyrja në këtë monument kushton vetem pak euro, duke e bërë historinë antike të aksesueshme për çdo turist.
Në përgjatë shëtitores buzë Adriatikut, Durrësi ofron një atmosferë të qetë mes palmave, skulpturave artistike dhe lokaleve tradicionale.
Ndërkohë, Tirana po fiton vëmendje si një qytet modern dhe energjik, shkruan media britanike.
Nga ana tjetër, kryeqyteti ofron shumë muze të veçantë që pasqyrojnë, historinë, edhe një jetë nate dinamike, restorante tradicionale dhe bare moderne, ku mbizotëron gjallëria e të rinjve.
Turistët e huaj vlerësojnë mikpritjen shqiptare, kuzhinën tradicionale dhe çmimet e favorshme. Një darkë e plotë në një restorant cilësor kushton disa herë më pak se në kryeqytetet europiane, ndërsa akomodimi mbetet ndër më ekonomikët në rajon.
Ekspertët e turizmit thonë se Shqipëria po fiton terren si destinacion mjaft i pëlqyer, larg mbipopullimit nga turisttët.
Nga historia e Durrësit, te atmosfera moderne e Tiranës, Shqipëria renditet si një nga vendet që ofron histori, mikpritje, kosto të ulët dhe bukuri natyrore, e përfundon kështu artikullin ”Daily Mail”.





