Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak para mesnate në kryeqytet.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se Juxhin Hamajezi, rreth orës 23:55 është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.
“Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.





