Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara më shumë municione për sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore Patriot për t’iu kundërvënë raketave balistike ruse, sipas një letre të shqyrtuar nga AFP.
Në letrën e datës 26 maj dhe drejtuar presidentit amerikan Donald Trump , Zelensky i kërkoi SHBA-së “të na ndihmojë të sigurojmë këtë mjet jetësor mbrojtjeje kundër terrorizmit rus, raketat Patriot PAC-3 dhe sisteme të tjera, për të ndaluar raketat balistike ruse dhe sulmet e tjera raketore ruse”.
Reuters shkruan se letra, e drejtuar edhe Kongresit të SHBA-së, bën thirrje për ndihmë në adresimin e mungesës kritike të raketave të mbrojtjes ajrore në Ukrainë , e cila është veçanërisht akute ndërsa Rusia kërcënon me sulme të mëtejshme në vend.





