Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për të fituar lirinë, vjen një tjetër ‘refuzim’ për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Pasi shqyrtoi kërkesën e tij për zëvendësim të masës së sigurisë, që prej orës 13:00, Gjykata e Lartë vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për kreu e bashkisë më të madhe në vend.

Ai do vijojë të mbetet në qeli, ndërsa pritet njoftimi zyrtar i arsyetuar nga ana e togave të zeza.