Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal aty pranë. Si pasojë e kësaj ngjarje, ka humbur jetën një 30-vjeçar.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të nxjerrë automjetin nga kanali.





