Presidenti i Çekisë, Petr Pavel ka bërë thirrje për një përgjigje të fortë në mënyrë që Rusia të kuptojë qartë se NATO nuk do të tolerojë sulme të tilla.
Duke e cilësuar sulmin si të papranueshëm, ai theksoi se reagimi ndërkombëtar duhet të jetë më i fortë ndaj Moskës.
“Sulmi i paprecedentë i një droni rus gjatë natës mbi një ndërtesë banimi në Galați të Rumanisë, i cili la dy persona të plagosur, është krejtësisht i papranueshëm. Megjithatë, nuk duhet të ndalemi vetëm duke e dënuar atë së bashku.
Prandaj, unë e mbështes pa mëdyshje thirrjen e Presidentit rumun Dan për një përgjigje të fortë ndërkombëtare. Rusia duhet ta kuptojë qartë se ne nuk do të tolerojmë sulme të tilla.”, shkroi ai në rrjete sociale.





