Një fenomen spektakolar, por njëkohësisht tepër i rrezikshëm natyror, është regjistruar në zonën “Vrima e Djallit” në Kolumbinë Britanike të Kanadasë, ku rrjedhat e fuqishme të ujit krijuan një vorbull gjigante rrotulluese.
Vorbulla u formua pasi sasi të mëdha uji kaluan me shpejtësi të lartë përmes një ngushtice natyrore të zonës. Presioni dhe forca e rrjedhës krijuan rrotullime të forta në sipërfaqe dhe nën ujë, duke e kthyer vendin në një spektakël mbresëlënës, por edhe të rrezikshëm.
Pamjet video të publikuara nga zona tregojnë fuqinë e jashtëzakonshme të fenomenit, me ujërat që rrotullohen me intensitet të madh dhe krijojnë një pamje pothuajse hipnotizuese.
Videot kanë tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë komentuar mbi forcën dhe egërsinë e natyrës.
Autoritetet lokale kanë paralajmëruar qytetarët dhe turistët që të shmangin afrimin pranë zonës për shkak të rrezikut të lartë që paraqet vorbulla.
Fast-moving water squeezed through a narrow channel created this massive swirling whirlpool at Devil’s Hole in British Columbia. The powerful currents below the surface make it as dangerous as it is mesmerizing. pic.twitter.com/XEpmDRIi8S
— AccuWeather (@accuweather) May 28, 2026





