Presidenti rumun, Nicusor Dan ka shpallur konsullin rus në qytetin bregdetar juglindor të Konstancës “non grata”, duke i thënë të largohet nga vendi.

Masa vjen në përgjigje të ndërhyrjes me dron rus që dëmtoi një bllok apartamentesh në Galați, duke plagosur dy persona.

“Përgjegjësia e plotë për këtë incident i takon Rusisë, një vendi që ka zhvilluar një luftë agresive kundër Ukrainës për më shumë se katër vjet”, theksoi presidenti rumun.

Duke folur pas një takimi të Këshillit Suprem të Mbrojtjes Kombëtare, Dan tha se droni ishte pjesë e një “tufë” prej 43 dronësh që synonin objektiva në Ukrainë.

Ai gjithashtu kritikoi disa politikanë rumunë për përpjekjen për të minimizuar përgjegjësinë e Rusisë për incidentin.

Dan tha se përgjigjia e bashkuar e aleatëve të Rumanisë në NATO është një shfaqje e fuqishme solidariteti dhe njoftoi se aleanca do të zhvendosë disa nga pajisjet e saj të mbrojtjes ajrore në Rumani si një zgjidhje e përkohshme derisa të përmirësojë sistemet e saj të brendshme, duke përdorur gjithashtu fonde nga skema Safe e BE-së.

“Disa kanë mbërritur tashmë, të tjerat pritet të mbërrijnë dhe, në diskutimin që pata me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, këmbëngula për shpejtësi dhe ai ishte plotësisht dakord që këto pajisje duhet të mbërrinin në Rumani sa më shpejt të ishte e mundur.”

E menjëhershme ka qenë edhe reagimi i Moskës, duke thënë se do të përgjigjet së shpejti.