Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të shtunën në fshatin Vitomiricë të Pejës. Një 58-vjeçar dyshohet se ka vrarë një adoleshente 17-vjeçare e më pas është vetëvrarë.

Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga policia dhe prokuroria e Pejës.

“Janë komshinj, burri është 58 vjeç, ndërkaq viktima tjetër është një vajzë 17 vjeçe. Motivet nuk dihen ende, rasti është duke u hetuar”, ka thënë për Express Fadil Gashi, zëdhënës i policisë së Pejës.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i prokurorisë Themelore në Pejë, ka treguar se trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të  Pejës ka dalë në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obdukim, gjithashtu janë dërguar edhe arma dhe gëzhojat për ekzaminim. Dyshimet e para  janë se fillimisht është kryer vrasja e më pas vetëvrasja”, ka thënë Nikçi.