Ka nisur spontanisht të mësojë shahun para 2 vitesh, por pak ditë më parë, u shpall fitues i vendit të parë në shkallë Republike, në Kampionatin Kombëtar të Shkollave në Shah.

Albion Biraku, nxënës i shkollës 9-vjeçare “14-nëntori” në Durrës u shpall kampion mes qindra fëmijë të klasave I–V, që morën pjesë në këtë kampionat.

Megjithëse ndihet mjaft krenar për këtë fitore të rëndësishme që nuk e priste dhe pavarësisht se në duar shtrëngon kupën e kampionit në shah, Albioni 10-vjeçar ka edhe një tjetër pasion të madh, futbollin.

Por nëse do të jetë në të ardhmen një shahist i njohur si shumë emra të tjerë të famshëm, që qyteti bregdetar ka nxjerrë në vite, apo një futbollist i talentuar në fushën e blertë siç është ëndrra e tij kjo mbetet për t’u parë.

M.B.