Në Itali ende nuk është kaluar plotësisht fakti që Italia dështoi për herë të tretë radhazi për t’u kualifikuar në fazën finale të një Botërori. Ministri i Sporteve, Andrea Abodi ka folur sërish për këtë temë të dhimbshme për futbollin në vendin e Apenineve në një intervistë për SkyTG 24. ‘Nuk është e pranueshme që për herë të tretë ne nuk do të jemi në Botëror dhe që dy herë që na është dashur të luajmë gjithçka në playoff, skuadrat kundërshtare kanë treguar më shumë dëshirë se ne, së kishin një qasje ndryshe-tha Abodi-uroj që kjo të jetë një shock në ndërgjegje. Kemi një lloj mallkimi; nuk ka humbur talenti, thjesht është në gjumë dhe ne po e lëmë pas dore.

Prioritet duhet të jenë të rinjtë; politika është e rëndësishmë ashtu si Federata, drejtësia sportive dhe reforma e kampionateve. Por në fund gjithçka është rreth një modeli teknik. Ka shumë djem që nuk kanë një raport kaq familjar me topin. Jo gjithnjë është ndjesia që futbollisti ka lirinë për të dribluar kundërshtarin, gjë që na ka lejuar të fitojmë. Është shumë e lehtë të kërkosh talentin jashtë vendit, kushton më pak, por duhet të gjejme reformat që lejojnë një konkurrencë më të madhe ne merkaton e brendshme’.

Më pas Abodi foli për mundësinë për të parë Pep Guardiolën në pankinën e kombëtares italiane. ‘Nuk është një ëndërr e pamundur, është një trajner i rëndësishëm, duhet kuptuar nëse ka dëshirë të bëhet një trajner i jashtëzakonshëm kombëtareje-shtoi Abodi-nuk është çështje parash, por ambicieje. Por vetëm një trajner nuk e bën kombëtaren, duhet edhe një projekt i një niveli të lartë për ringjalljen e futbollit italian. Duhet rikuperuar ekselenca për të arritur objektiva, është e nevojshme të dish të bashkëpunosh’.