Pas 11 vitesh në kërkim, Interpol Tirana, në bashkëpunim me partnerët britanikë, ka arrestuar në Angli një shtetas shqiptar të kërkuar për trafik droge në Kosovë.

Mësohet se i arrestuari për qëllime ekstradimi është Gëzim Çela, 37 vjeç.

Autoritetet shqiptare kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Çelën, pasi ai akuzohet se më 15 tetor 2015 është përfshirë në një bashkëpunim kriminal me Fran Merdhocin, Alfred Mikelin, Arif Çelën dhe Victor Lekgegajn për trafikimin e 49 kilogramëve kanabis drejt Kosovës.

Gëzim Çela do të paraqitet në seancën e radhës për ekstradimin më 4 qershor 2026, në orën 10:00.

Ndërkohë, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë ka në dispozicion 40 ditë kohë për të dërguar dosjen përkatëse, së bashku me një garanci të firmosur nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, se Çela do të ketë të drejtën e rigjykimit, pasi është dënuar në mungesë.

Sipas gjykatës britanike, ai nuk mund t’i ndjekë procedurat e ekstradimit në liri me kusht, pasi akuzohet për një vepër penale të rëndë.