Finalja e madhe e Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit ka thyer pritshmëritë duke u mbyllur në barazim 1-1 brenda 90 minutave të rregullta. Tashmë, gjithçka do të vendoset në 30 minutat e kohës shtesë (ose nga pika e bardhë e penalltive), duke shënuar kështu herën e 14-të në histori që finalja më e rëndësishme për klube në Europë shkon përtej kohës së rregullt
Ndeshja po zhvillohet në “Puskás Aréna” në Budapest, ku dy skuadrat kanë zbritur në fushë me objektivin për të shkruar historinë në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental.





