Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari është rregjistruar pak më parë në aksin Korçë-Bilisht.

Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor, i cili u transportua menjëherë në spital por fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Tren të bashkisë Devoll.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave.