Një mjet lundrues është bllokuar për 60 ditë, ndërsa pronari i tij është gjobitur me 500.000 lekë, pasi skafi shkeli tapat kufizuese duke hyrë në zonën e notimit në Ksamil.

Shkelja u konstatua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare, të cilat i dhanë sinjal mjetit lundrues për të ndaluar, por drejtuesi i skafit nuk iu përgjigj urdhrit të Policisë Kufitare për verifikimin e dokumentacionit.

Ndaj pronarit të mjetit, shtetasit A. M., banues në Ksamil, u mor masa e bllokimit të skafit për një afat prej 60 ditësh, si dhe u vendos gjobë në vlerën 500.000 lekë, beri me dije policia.