Qytetarë të shumë janë mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme. Protesta është organizuar në lidhje me ngjarjen në Zvërnec, pas dhunës së ndodhur ndaj qytetarëve që protestonin në Zvërnec.
Banorët në Zvërnec kanë protestuar kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur, ndërsa theksojnë se mbrojnë pronën e tyre.
Në protestë është bërë thirrje për reagim dhe mbështetje. Ndërsa kërkojnë zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Të shumtë janë qytetarët që i janë bashkuar protestës së thirrur këtë të diel në Tiranë. Protesta është organizuar përpara ambienteve të Ministrisë së Brendshme.
“Nuk shitet,”, “turp”, janë thirrjet e qytetarëve.
Banorëve të Zvërnecit i janë bashkuar edhe banorë të Rrjollit të cilët gjithashtu prej kohësh janë protestë.





