Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një sërë kontrollesh në Tiranë dhe Vlorë në kuadër të hetimeve që po zhvillon për çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit.

Kontrollet janë urdhëruar për mbledhjen e provave që lidhen me një skemë të dyshuar të përvetësimit dhe falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë në këtë zonë bregdetare.

Mes personave ku po ushtrohet kontroll është edhe Pëllumb Petriti, ish-avokat, i cili dyshohet se ka luajtur rol në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë në favor të Artur Shehut. Kontroll po mbahen edhe te Redi Struga, inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k.

Kompania e Strugës i ka blerë pronat nga zotërues të tjerë, përfshirë kompaninë “SERE” të grupit Balfin. Struga shërben përmes kompanisë “Albanian Land Development” si ura lidhëse me vëllezërit miliarderë Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat nga Katari, të cilët investojnë krah Kushnerit. /BalkanWeb