Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur këtë të hënë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë për të ndjekur nga afër zhvillimet që lidhen me ngjarjen e ndodhur në Zvërnec, pas protestave kundër ndërtimit të resortit turistik.
Sipas informacioneve paraprake, në orën 13:00 pritet të zhvillohet një konferencë për mediat, ku Hita do të japë sqarime mbi veprimet e ndërmarra nga Policia e Shtetit dhe masat e marra pas incidentit, ku një qytetar u tërhoq zvarrë dhe u dhuna nga rojet e sigurisë se nje kompanie private.
Vizita e kreut të Policisë në Vlorë vjen pas zhvillimeve të fundit lidhur me protestën e mbajtur në Zvërnec, si dhe pas verifikimeve dhe hetimeve administrative të nisura nga strukturat përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





