Është ndarë nga jeta ditën e sotme babai i Ilir Metës.
Avokati i Metës ka kërkuar leje për ditën e nesërme, që kreu i PL të dalë nga qelia dhe të marrë pjesë në ceremoninë mortore të lamtumirës për të atin.
Burgjet i kanë kujtuar avokatit se këtë kërkesë duhet t’ia drejtojnë edhe SPAK-ut. Behet me dije jo zyrtarisht se SPAK e ka aprovuar lejen.
Sakaq, po kryhen procedurat që Meta të lërë institucionin 313 dhe të marrë pjesë në varrimin e të atit.
Ceremonia e lamtumirës do të mbahet në fshatin Çepan të Skraparit.





