Partia Demokratike ka njoftuar anulimin e “Foltores” së kësaj të marte përballë kryeministrisë. Bëhet me dije se ky vendim vjen, pasi Koalicioni për Familjen do të protestojë sot.

Kjo e fundit do të protestojë kundër terapive hormonale për ndryshimin e gjinisë, të cilat, sipas organizatorëve, përbëjnë pjesë të një agjende që dëmton familjen. PD është në mbështetje të tubimit, e cila do të mbahet në orën 18:00 në Sheshin ‘Skënderbe’.

Njoftimi:

Në ndjekje të zhvillimeve shoqërore dhe politike, Partia Demokratike nuk do të zhvillojë sot Foltoren e përjavshme të së hënës përpara Kryeministrisë, por do të marrë pjesë në mbështetje të tubimit të Aleancës për Familjen kundër terapive hormonale për ndryshimin e gjinisë, të cilat, sipas organizatorëve, përbëjnë pjesë të një agjende që dëmton familjen. Tubimi do të zhvillohet në orën 18:00 në Sheshin ‘Skënderbe’.