Këtë të hënë ashtu siç ishte njoftuar ka nisur në orën 18:00 protesta e radhës kundër ndërtimeve dhe dhunës së ushtruar nga policia private ndaj protestuesve në Zvërnec. Qytetarë të shumtë janë mbledhur për të marrë pjesë në marshimin i cili nisi te Ministria e Punëve të Brendshme dhe më pas u drejtuan drejt Kryeministrisë.
Siç mund të shihet edhe nga pamjet, qytetarë të shumtë janë bashkuar në marshim ndërsa të pranishëm janë të rinj por edhe prindër me fëmijë. Protesta është paqësore ndërsa protestuesit mbajnë në flamuj dhe pankarta në duar. Në sfond dëgjohen edhe këngë patriotike.
Kjo protestë vjen një ditë pas marshimit të së dielës ku qytetarë të shumtë morën pjesë me të njëjtin intenerar. Organizatorët kanë njoftuar për vijimin e marshimit edhe në ditët në vijim ndërsa vihet re se këtë të hënë numri i qytetarëve është më i lartë sesa të dielën.





