Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje.

43-vjeçari Ernis Xhumari ka humbur jetën pas përplasjes në rrethrrotullimin e ‘Plasmasit’.
Mjeti tip Benz ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka goditur bordurën e rrethrrotullimit më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg. Fatkeqësisht 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia e qarkullimit rrugor ka kryer procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. Zjarrfikësit kanë shkuar ne vend dhe kanë pastruar rrugën nga mbetjet e makinës.