Një 48-vjeçar shqiptar i dënuar për trafik droge ka arritur të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë Koridhalos në Greqi.
Bëhet fjalë për shtetasin Edmond Tafa. Ai ka shfrytëzuar momentin kur është hapur porta që do të nxirreshin jashtë mbeturinat e burgut dhe ka arritur të largohet me vrap.
Forca të shumta policore janë vënë në ndjekje të tij, por ende nuk kanë arritur ta kapin.
Dyshohet se shqiptari është larguar përmes rrugicave, ndërsa ende nuk dihet nëse ka qenë plan i organizuar apo arratisje spontane.





