Ish-presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbërritur në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit, ku do të marrë pjesë në varrimin e babait, që u nda nga jeta dje më 1 qershor.
Siç shikohet në foto, Meta shoqërohet nga forca të shumta të sigurisë.
Gjatë ditës së djeshme, SPAK i dha leje ish-kreut të shtetit të dalë nga burgu 313, që të marrë pjesë në varrimin e të atit.
Babai i Ilir Metës, Rexhep Meta u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Ndërkaq, i biri politikan, Ilir Meta ndodhet në qeli që prej vitit 2024, i akuzuar për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.





