Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Levan – Tepelenë në vendin e quajtur Fratar në Mallakastër.
Të paktën pesë automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar tre persona, mes tyre dy shtetas gjermanë, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti zinxhir.
Ndërkohë si pasojë e aksidentit trafiku u paralizua për minuta të tëra duke shkaktuar radhë kilometrike.





