Alban Dokushi, rikthehet përfundimisht në detyrë, pasi Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë që rrëzoi si të paligjshëm largimin e tij.

Alban Dokushi u shkarkua nga detyra me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë Anuela Ristani, pas arrestimit të Erion Veliajt.

Dokushi njihet edhe si krahu i djathtë i kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

Ai ishte pranë Veliajt gjatë paraqitjes së tij në SPAK para arrestimit, si dhe u bë i pari person që e vizitoi atë në ambientet e paraburgimit te 313-ta, menjëherë pas ndalimit më 10 shkurt të vitit të kaluar.