Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr 4, në qytetin e Pogradecit në afërsi të zonës së spitalit. Mësohet se flakët kanë përfshirë një nga dhomat duke shkaktuar dëme materiale.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur izolimin e flakëve, ndërkohë po punohet për fikjen e plotë. Megjithatë shkaqet ende nuk dihen, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





