Ky është Enea Mekolli, efektivi i policisë që mbeti i vrarë në krye të detyrës gjatë shkëmbimit të zjarrit në një operacion për kapjen e 43-vjeçarit Violand Braçellari, i cili ishte në kërkim prej vitesh.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, kur policia rrethoi vendin ku dyshohej se fshihej 43-vjeçari. Policia bën me dije se, pasi iu kërkua të dorëzohej, Braçellari ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve. Për pasojë u vra efektivi Enea Mekolli, pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ndërsa i plagosur mbeti një tjetër.
Gjatë kundërpërgjigjes së Policisë me armë zjarri, mbeti i plagosur edhe Braçellari, i cili më pas u arrestua.
43-vjeçari ishte i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për “Kultivimin e bimëve narkotike”.





