Është bllokuar këtë të enjte, duke nisur nga ora 09:00 lëvizja për këmbësorët në sheshin “Skënderbej”.
Policia e kryeqytetit njofton edhe arsyen se përse nuk do lejohet në këtë orar, që këmbësorët të mos kalojnë në sheshin kryesor të Tiranës.
Shkak është aktiviteti “Bread and Heart Festival”, që mbahet në vendin tonë e që mbledh arkitektët më të mirë të globit në Shqipëri.
Bllokimi i sheshit qendror të vendit bëhet në një periudhë, kur kanë nisur protestat e qytetarëve, kundër projektit të Zvërnecit.
Qytetarët shprehen se projekti dëmton florën dhe faunën e zonës, ndërsa kryeministri thotë se është i vendosur që ta çojë deri në fund projektin. Për këtë të fundit, deklaron se do të sjellë zhvillim ekonomik për Shqipërinë.





