Efektivi i policisë i cili u plagos ditën e sotme gjatë një operacioni policor në Maliq, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Edison Adri, 36 vjeç, mbeti i plagosur gjatë aksionit për kapjen e Violand Braçellarit.
Ai është qëlluar me plumb që i ka përshkuar faqen nga njëra anë në tjetrën, duke i dëmtuar rëndë nofullën. Pritet që ai ti nënshtrohet ndërhyrjes së spëcializuar mjeksore.





