Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku gjatë aksionit për kapjen e 43-vjeçarit të shpallur në kërkim Violand Braçellari, ka mbetur i vrarë në krye të detyrës efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli dhe i plagosur kolegu i tij Edison Adri.
Autori i krimit ka hapur zjarr ndaj policisë pasi ata i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar, duke i marrë jetën 34-vjeçarit, ndërsa i plagosur rëndë mbeti edhe efektivi 36-vjeçar.
Viktima la pas bashkëshorten dhe një djalë të mitur. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinion, ndërsa kreu i qeverisë njoftoi shpalljen e tij ‘Dëshmor i Atdheut’.





