Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë mënyrë komunikimi pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një koleg dhe u plagos një tjetër gjatë një operacioni në Maliq.
Punonjësi i policisë Shqiponja, Enena Mekolli humbi jetën ndërsa kolegu i tij Edison Adri mbeti i plagosur gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim në Maliq.
Autori i ngjarjes Vjoland Braçellari ishte person me precedentë kriminal i shpallur në kërkim prej disa vitesh për lëndë narkotike.





