Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier.
Një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanalin kullues me ujë.
Babë e bir që udhëtonin në të janë ndihmuar nga banorët e zonës të cilët kanë hyrë në kanalin me ujë kanë thyer xhamin dhe i kanë shpëtuar të dy.
Në momentin që kanë mbërritur zjarrfikësja dhe dy ambulanca dy të përfshirët në këtë aksident janë nisur me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
Banorët e zonës pohojnë se këtu janë bërë disa aksidente sepse ura mbi kanal nuk ka bordurë mbrojtëse ndonëse janë ankuar për këtë herë pas herë.
Policia e qarkullimit rrugor po dokumenton ngjarjen për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish





