Ministri Besfort Lamallari ka vizituar efektivët e plagosur në spitalin e Traumës, Lamallari ka mbajtur një komunikim për mediat nga trauma, duke deklaruar se lidhur me këtë çështje do të bëhet një hetim i thelluar dhe se çdo drejtues duhet të garantojë jetën e punonjësve.
“Në situata të tilla çdo sekondë vlen. Dhe mjekët po bëjnë të pamunduren. Me rëndësi është që gjendja e të plagosurit është e stabilizuar. E thashë dhe më herët çdo situatë e tillë, kërkon hetim të thelluar mbi përgjegjësitë disiplinore dhe ligjore për menaxhimin e situatës,. Dhe një hetim i tillë po bëhet”, tha ai.





