Nëna e Violand Braçellarit, autori që vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi efektivin tjetër Edison Adrin, është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë së policisë vendore Korçë ku e po merret në pyetje nga grupi i hetimit.

Ndërkohë, efektivi i plagosur në Maliq, Edison Adri, i është nënshtruar një ndërhyrjeje në nofull, teksa gjendja e 36-vjeçarit raportohet se është stabël. Ndërsa autori i dyshuar i vrasjes së efektivit Enea Mekolli, Violand Braçellari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën por do të vijoje të marrë trajtim mjekësor te Trauma.