Siç shihet edhe në terren, nuk ndodhen më as telat me gjemba dhe as strukturat metalike që ishin vendosur më parë. Kanë mbetur vetëm gjurmët e vidave në tokë, ndërsa pjesa tjetër e infrastrukturës është hequr plotësisht.
Para nisjes së protestës së paralajmëruar, situata paraqitet e qetë, ndërsa zona vijon të mbetet një pikë simbolike e kundërshtimeve qytetare të zhvilluara gjatë javëve të fundit.





