Sot është planifikuar dhe thirrur protesta e radhës kundër projektin në Zvërnec dhe qeverisë.
Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit si dhe dorëheqjen e Ramës si ndëshkim për keqqeverisjen, arrogancën dhe shpërfilljen e interesave të qytetarëve.
Përgjatë ditëve të protestave, revolta është zhvilluar jo vetëm në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë, por edhe në rrugët e kryeqytetit.
Në një mobilizim edhe më të gjerë, shqiptarët kanë dalë në protestë edhe në qytete të tjera shqiptare si Durrësi, Korça, Vlora, Fieri, Shkodra, etj.
Po ashtu, protesta janë organizuar edhe në qytete të mëdha evropiane si Londra, Berlini, Mynihu apo Milano, ndërsa të tjera janë thirrur edhe në SHBA dhe Kanada.





