Ekipi norvegjez i futbollit është përgatitur për udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara në një mënyrë krejt të veçantë.Ashtu si paraardhësit e tyre mijëra vjet më parë, norvegjezët po përgatiten të kalojnë oqeanin për premtimin e lavdisë dhe arit.

Dhe për të shënuar këtë rast të rëndësishëm, fotografi David Yarroë mblodhi ekipin për një fotografi epike me lojtarët e veshur me uniforma vikingësh. Kjo zgjedhje nuk është pritur mirë nga të gjithë. Fotografitë ishin “shoviniste dhe përjashtuese”, sipas gazetarit Markus Slettholm të gazetës Morgenbladet.