Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka goditur përsëri me një video të re propagandistike për të lartësuar pranimin e tij nga njerëzit e planetit.
Në videot në Truth Social, Trump shihet, me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, duke hipur mbi një luan, duke vizituar Indinë me motoçikletë.
Fytyra e tij është pikturuar në autobusë në Londër dhe është gdhendur në Memorialin Kombëtar të Malit Rushmore, ku ndodhen figurat e katër presidentëve ikonikë të SHBA-së, George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln.
Ai shihet gjithashtu duke ngrënë burrito në Meksikë, duke hipur mbi një deve, i veshur si astronaut dhe duke mbajtur flamurin amerikan në Hënë. Gjatë gjithë videos, luhet një këngë që thotë: “Kudo që shkoj, të gjithë e duan Trumpin”.





