Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masës e sigurimit “arrest në burg” të dhënë më herët në mungesë për Sajmir Kolaverin sot më 7 qershor.
Ai u ekstradua një ditë me parë nga Italia, pasi ishte i shpallur në kërkim për dyshimet se është i përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Klevis Lleshit në vitin 2020 në Burrel.
Kolaveri dyshohet për veprat penale “vrasje për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.
Kolaveri është familjar i A.H, po ashtu i shpallur në kërkim për dyshimet si urdhërues i vrasjes së Klevis Lleshit.
Gjatë zhvillimit të seancës, Sajmir Kolaveri nuk i ka pranuar akuzat e prokurorisë, duke pretenduar se s’ka lidhje me ngjarjen.
Sipas hetimeve, 44-vjeçari dyshohet se më 5 gusht 2020 ka bashkëpunuar me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal për vrasjen e Klevis Lleshit Pas ekzekutimit, ai dyshohet se ka marrë pjesë edhe në transportimin dhe varrosjen e kufomës në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit, me qëllim fshehjen e krimit.





