Mbi 1.2 milionë besimtarë dhe vizitorë mbushën rrugët kryesore dhe sheshet e Madridit për të përshëndetur Papa Leonin.

Qytetarët kishin mbushur bulevardin kryesor Paseo de la Castellana, ndërsa Ati i Shenjtë përshkoi rrugën drejt Sheshit Cibeles.

Mes brohoritjeve “Rroftë Papa” dhe valëvitjes së flamujve, mijëra besimtarë hodhën petale lulesh në momentin e mbërritjes së tij në shesh.

Gjatë ceremonisë, kryetari i Bashkisë së Madridit, Jose Luis Martinez-Almeida, i dorëzoi Atit të Shenjtë çelësin simbolik të qytetit, në shenjë nderimi dhe mirëseardhjeje.

Vizita e Atit të Shenjtë në Spanjë nisi të shtunën me takime me emigrantë dhe persona të pastrehë. Vizita e Papës, që do të zgjasë deri më 12 qershor, konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha të këtij viti në Spanjë nga besimtarët.