Durrësi i rikthehet protestave qytetare. E hëna e datës 8 qershor pritet t’i gjejë protestuesit sërish në shesh, pas ndërprerjes që pati ditën e shtunë dhe të dielë.

Në rrjetet sociale ka nisur të shpërndahet njoftimi për protestën e së hënës, të thirrur për t’u mbajtur në orën 18.00.

“Shqipëria nuk është në shitje” shkruhet në njoftimin e protestësm ndërsa njoftohet se vendi i mbajtjes së saj do të jetë sërish sheshi “Liria”.

Përgjatë kësaj jave, qytetarë durrsakë, kryesisht të rinj, por edhe banorë që preken nga projekti TID protestuan 3 ditë rresht për t’u solidarizuar edhe me protestën masive në Tiranë, e cila sot hyn në ditën e tetë të saj. Në protestë kanë qenë të pranishëm edhe eksponentë të PD dhe partive të vogla. Në ditën e dytë dhe të tretë të protestës pjesëmarrësit marshuan nga sheshi qendror i qytetit drejt Velierës dhe Sfinksit, ku i bënë thirrje qytetarëve të ngriheshin nga kafja e t’ju bashkoheshin.

Protestat nisën fillimisht pas ngjarjes së rëndë në Zvërnec, ku një qytetar u godit dhe u tërhoq zvarrë për dhjetëra metra nga dy punonjës të një kompanie security, por përgjatë ditëve, protestuesit që kanë qenë gjirhnjë e më të shumtë në numër kanë artikuluar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Paralelisht me protestën në Tiranë janë zhvilluar protesta në disa qytete të tjera të vendit si Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë, Shkodër etj, si dhe në disa nga qytetet më të mëdha evropiane si Berlin, Londër, Milano, Bruksel, Vienë, Barcelonë si dhe në Nju Jorkun e Largët etj.