Të paktën 10 persona kanë vdekur pasi një varkë që dyshohet se po transportonte emigrantë është përmbytur pranë Maltës, raporton BBC.

Anija, e cila ishte nisur nga bregu libian, kishte rreth 60 persona në bord në kohën e incidentit, sipas autoriteteve italiane.

Në një deklaratë, roja bregdetare tha se Malta kishte kërkuar ndihmë në operacionin e kërkim-shpëtimit “pas përmbysjes së një anijeje të raportuar me migrantë në bord dhe njerëz në ujë”.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) të OKB-së, të paktën 827 persona kanë vdekur deri më tani këtë vit duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun Qendror.