Ambasadori i SHBA-së në Bejrut, Michel Issa, ka deklaruar se bisedimet mes Izraelit dhe Libanit pritet të vazhdojnë në Uashington “së shpejti”, pavarësisht tensioneve dhe sulmeve që kanë vijuar edhe pas rinovimit të armëpushimit më 3 qershor.

Issa u takua në Bejrut me presidentin libanez Joseph Aoun, pas së cilës tha se negociatat janë në “rrugën e duhur” dhe se palët do të rikthehen në tryezën e bisedimeve.

Sipas tij, “akulli është thyer” dhe SHBA do të vijojë të mbështesë përpjekjet për stabilizimin e situatës në Liban.

Ndërkohë, presidenti Aoun ka deklaruar se diskutimet me Izraelin po fokusohen në një pakt mossulmimi, si hap drejt një “përfundimi të drejtë dhe gjithëpërfshirës të konfliktit”.