Ditën e sotme do të mbahet protesta e 10 radhazi e qytetarëve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Teksa çdo ditë pjesëmarrja qytetare bëhet edhe më e madhe, ditën e djeshme mijëra të rinj e të reja u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku bulevardi u mbush me pankarta, flamuj dhe thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi.

“Rama jep dorëheqjen”, “Mos u përçani! Poshtë patronazhistët”, “Rama ik”, ishin disa nga thirrjet qe shoqëruan dje tubimin qytetar.

Ndërkohë, sot është njoftuar një tjetër protestë, në orën 18:00, ndërsa marshimi do të nisë nga sheshi Skënderbej, për t’u ndalur te Kryeministria.