Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një person, i cili dyshohet se ka goditur me grusht drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që lidhet me largimin nga puna të personit të shpallur në kërkim.

Ky i fundit e ka pritur drejtorin sapo ka dalë nga ambientet e ministrisë dhe pas një debati verbal e ka kanosur dhe e ka goditur me grusht. Policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e autorit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.